SA Studio

Vleresim Konsulence

te pasurive te paluajtshme

ne Shqiperi

1. Përcaktimi i qartë i misionit të vlerësimit

2. Formulimi i një plani eficient të vlerësimit

3. Mbledhja dhe analiza e të dhënave më të rëndësishme

4. Aplikimi i metodave të duhura të vlerësimit

5. Mbërritja në konkluzionin e vlerës

6. Raportimi i konkluzionit të vlerës

Rreth Nesh

SA Studio, sjell në tregun shqiptar 10+ vite përvojë vlerësimi, si dhe 15+ vite përvojë dhe konsulencë në fushën e pronave. Në emër të klientëve të sektorit privat dhe publik, ne kryejmë Vlerësimet e Pronës pwr një gamë të gjerë sektorësh të llojit tw pronave, në përputhje me praktikat më të mira për standardet ndërkombëtare të vlerësimit. Ne bashkëpunojmë me klientët tanë për të ofruar udhëzime të qarta dhe të drejtpërdrejta vlerësimi.

Ekspertët tanë ofrojnë shërbime të sakta dhe profesionale të vlerësimit të pronave në Shqipëri.

SA Studio zotëron kredencialet më të larta profesionale dhe ka aftësitë teknike për t’iu përgjigjur situatave të vlerësimit të çdo madhësie apo shkalle kompleksiteti.

Për më tepër, ne jemi ekspertë në kryerjen e Vlerësimeve Rezidenciale dhe Tregtare dhe bashkëpunojmë ngushtë me ekipe agjentësh dhe studiuesish me njohuri tregtare për të garantuar që raportet dhe vlerësimet tona japin komente të plota mbi rrethanat e tregut dhe faktorë të tjerë që ndikojnë në vlerë.

Çfarë është vlerësimi?

Praktikisht, vlerësimi është çmuarja e një vlerë. Ai përcaktohet si një çmuarje, sepse vlerësimi as nuk deklaron një vlerë as nuk e fikson atë. Një vlerësim është vetëm opinioni i një personi të caktuar, bazuar në cilatdo aftësi, trajnime, të dhëna, dedikim dhe/ose objektivitet që ky person zotëron.

Çfarë kuptojmë me vlerë? Vlerë do të thotë pasuria, dobishmëria ose përdorueshmëria e një sendi ndaj një personi për një qëllim të caktuar. Sipas këtij përkufizimi e ashtuquajtura vlerë e një sendi mund të ndryshojë, në varësi të personit dhe qëllimit të përdorimit. Prandaj ekzistojnë disa lloj vlerash për të njëjtin objekt.

Qëllimi i shumicës së vlerësimeve të pasurive të paluajtshme është të çmojnë atë që quhet Vlerë Tregu. Edhe pse përdoren disa përkufizime zyrtare, vlera e tregut me pak fjalë përcaktohet si çmimi më i mundshëm i shitjes së një prone në një treg konkurrues dhe të hapur.

Shërbimet

Shërbimet tona të vlerësimit të pronës përfshijnë:

Vlerësimi i pronës në treg

Raportet e vlerësimit të hipotekës

Vlerësime për çështje gjyqësore

Rishikim i pavarur i vlerësimit

eMail

info@sastudio.al

Adresa

Linze, Lagja 12, Rruga e dajtit